Papërgjegjshmëria e Ruganit, shikoni çfarë bëri para ndeshjes me Interin dhe rrezikoi të gjithë
Daniele Rugani ishte lojtari i parë në Serie A i infektuar me koronavirus i cili në 11 mars deklaroi se ishte pozitiv.

Megjithatë diçka e zbuluar nga e dashura e tij, tregon për një papërgjegjshmëri të mbrojtësit italian.

Partnerja e lojtarit, Mishela Persikao ka treguar se futbollistit kishte ndjerë simptoma të koronavirusit në 7 mars, teksa në 8 mars bëri edhe analizat, pikërisht në ditën që u luajt edhe ndeshja me Interin.

Përgjigja e analizave doli në 9 mars dhe aty u zbulua se mbrojtësi ishte pozitiv.

Megjithatë këtu duket papërgjegjshmëria e Ruganit, i cili ndonëse kishte shfaqur simptoma përsëri vendosi të qëndrojë me skuadrën e tij për ndeshjen me Interin, ku rrezikoi të infektonte edhe të tjerët.

Gjithashtu te Juventusi janë edhe dy lojtarë të tjerë me koronavirus, Dybala dhe Matuidi, të cilët gjithashtu mendohet se e kanë marrë nga Rugani.
Shtuar më 24/03/2020, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori