Papin: Topi i Artë për Ronaldon
Cristiano Ronaldo ka marrë vlerësimet e një ikone si ish-sulmuesi i Francës, Jean Pierr Papin. Argjentinasi do të hynte në histori si lojtari i vetëm që ka fituar 4 "Topa të Artë" radhazi në janar, (ka vendosur rekord, duke e mbyllur sezonin me 73 gola (ka fituar vetëm Kupën e Mbretit), por ish-sulmuesi i Milanit në vitet 80-90' mendon se trofeu duhet këtë vit duhet t’i shkojë portugezit të Real Madrid.

"Cristiano ka qenë më i suksesshëm në sezonin e fundit se çdo lojtar tjetër. Prandaj, mendoj se një çmim i tillë duhet t’i shkojë portugezit", deklaroi autori i 30 golave në 54 ndeshje ndërkombëtare me fanellën e kombëtares franceze.

Në karrierën e tij, Papin ka veshur gjithashtu edhe fanellat Olimpik Marsejë, Bayern Munchen dhe Bordo. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2012, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori