Papiss Cisse i bën "diss" Vedat Muriqit (FOTO LAJM)

Sulmuesi senegalez, Papiss Cisse, ishte lojtari më i mirë në fitoren e Alanyasporit 3:1 kundër Fenerbahçes, duke shënuar dy gola.

Ndërkohë, sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ndonëse ishte futbollisti më i përfolur në Turqi pas interesimit të Tottenhamit e Manchester Unitedit, nuk la ndonjë gjurmë në këtë ndeshje.

Spekulimet për vlerën e Muriqit duket se e kanë zgjuar vëmendjen e senegalezit Cisse.

Në profilin e tij në Instagram, ish- sulmuesi i Newcastle Unitedit ka shpërndarë postimin e një mikut të tij ku shkruhet.

"Vedati kushton 30-40 milionë, ndërsa ky njeri kushton 100 milionë. Urime Alanyaspor për fitoren. Ekipi më i mirë në Turqi".
Shtuar më 17/09/2019, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori