Papu Gomez do të largohet nga Atalanta.
Sulmuesi argjentinas pas problemeve me trajnerin Gian Gasperini do të shitet nga
ekipi italian.
Skuadra nga Bergamo ka nisur bisedimet me Sevillan.
Ekipi spanjoll thuhet se ka ofruar 10 milionë euro për t'i siguruar shërbimet e
Gomezit.
32-vjeçari ka pranuar ofertën e ekipit
spanjoll. Këtë sezon
Gomez në 16 paraqitje ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime.
Shtuar më 24/01/2021,
ora 22:27