Paqe mes Italisë dhe Holandës, Franca nuk fal Kroacinë, Anglia mposhtet në shtëpi (VIDEO)





Ndeshjet e sotme të Ligës së Kombeve kanë treguar disa rezultate mjaft interesante, sidomos në Ligën A, ku ndeshen ekipet e mëdha.

Italia është ndarë vetëm në barazim 1-1 ndaj Holandës, pasi golit të Pelegrinit në pjesën e parë i është përgjigjur Van De Bek për holandezët.

Kështu, të dy skuadrat tani e shohin veten në ndjekje të Polonisë e cila mposhti pa probleme Bosnjën me shifrat 3-0.

Franca mundi përsëri Kroacinë, këtë radhë me një rezultat 2-1 pas golave të Grizman e Mbape në secilën pjesë loje. Ndërkohë, Anglia është mundur në shtëpi 1-0 nga Danimarka me një gol të Eriksen me penallti.

Protagonist ishte Herri Meguajër, i cili shkaktoi atë penallti dhe u ndëshkua me të kuq që në pjesën e parë të sfidës.
Shtuar më 14/10/2020, ora 23:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori