Paqe midis Laçit dhe Kukësit
Pëlqej
Laçi dhe Kukësi nuk kanë shkuar dot më larg se barazimi i bardhë. Një pikë e cmuar për nënkampionët e vendit në një transfertë të vështirë, edhe pse kishte udhëtuar për të dalë duarplot.

Armando Cungu luante për herë të parë ndaj ish-skuadrës së tij, me të cilën bëri histori në Ligën e Europës para dy sezonesh (kaloi tre ture). Shkodrani i pankinës bardhezi nuk e ka shijuar dot akoma fitoren në këtë “stacion” të karrierës, cka e rrit presionin mbi të, sepse presidenti Laska nuk do ta ketë cuar ndër mend se në tri ndeshjet e para, dy nga të cilat në shtëpi, do të merrte vetëm dy pikë.

Gjithsesi, kurbinasit kanë dominuar në lojë ndaj kuksianëve, sidomos në pjesën e dytë, ndërsa në fund të 45 minutave të para, Adenyi ka tronditur traun e portës së Halilajt. Ky i fundit është bërë barrikadë e pakalueshme për Lacin, por nuk ka lënë gjë mangut në mjaft raste edhe Vujadinovic.

LAÇI-KUKESI 0-0

Gjyqtarë: B.Pashaj, D.Myftari, N.Bregasi
Shtuar më 10/09/2014, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori