Para ndeshjes ndaj Liverpoolit, Solskjaer merr një lajm të shumëpritur
Manchester United do të luajë të dielën ndal Liverpoolit në Old Trafford. Por në prag të supersfidës trajneri Solskjaer mer një lajm mjaft të mirë.

Jesse Lingard dhe Anthony Martial po punojnë fort për të qenë të gatshëm të luajnë në këtë ndeshje. Të dy sulmuesit janë të dëmtuar dhe ishte parashikuar që rikthimi i tyre të ishte në fund të muajit.

"Ata duken mirë. shpresoj që Lingard do të jetë në rregull, unë shpresoj më shumë se mendoj se Martial do të jetë në rregull. Ata duhet të kalojnë nëpër këto dy sesione, ata nuk kanë qenë ende pjesë e stërvitjes. Ata kanë bërë disa punë shërimi", tha trajneri norvegjez.

Shtuar më 22/02/2019, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori