Para se të afrohet merkatoja, dy agjentët më të mëdhenj përballen për talentin
Pëlqej
Dy super agjentët Mino Raiola dhe Jorge Mendes janë në garë kokë më kokë për të siguruar yllin e Tottenhamit, Dele Allin.

Ylli i Tottenhamit dhe Anglisë është ndarë nga agjenti tij Rob Segal dhe pas tij janë vënë agjentët më të mëdhenj të futbollit.

Sipas The Times, Raiola dhe Mendes, që kanë deri më tani vetëm një klient anglez janë futur në garë për lojtarin 21 vjeçar. Alli ka qenë pjesë e Segal dhe Impact Sports Management që nga mosha 15 vjeçare.

Pjesë e menaxhmentit të Allit është Harry Hickford, mik i tij dhe pjesë e familjes. Hickford do të ketë kontratën e tij pa marr parasysh se kë zgjedh lojtari.

Raiola ka nën menaxhim yjet e Manchester United, si Paul Pogba, Zlatan Ibrahimovic, Romelu Lukaku dhe Henrikh Mkhitaryan. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2017, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori