Para se të blente Chelsean Abramovich tentoi të blente Tottenhamin, por si dështoi?
Roman Abramovich ka kërkuar të blejë Tottenhamin para se të shtinte në dorë klubin tjetër të Londrës, Chelsea-n. E zbulon ish-drejtuesi i lartë i bluve, Mark Taylor, që shpjegon detaje nga bisedimet që u zhvilluan thuajse dy dekada më parë.

Manjati rus kishte kërkuar të bëhej pronar i shumicës së aksioneve të Tottenhamit, por presidenti i klubit, Daniel Levy, dëshironte të shiste jo më shumë se 29.9% të aksioneve.

Abramovich, para se të takonte presidentin e atëhershëm të Chelsea-t, Ken Bates dhe kolegun e tij Eugene Tenenbaum, u përpoq të blinte mbi 50% të Tottenhamit, por mori përgjigje negative nga Levy.

"Mendoj se historia është e tillë: Abramovich, një ditë para se të vendoste të blinte Chelsea-n, ishte takuar me presidentin Daniel Levy, që ishte përpjekur t’i shiste vetëm 29.9% të Tottenhamit. Mirëpo ai nuk donte pakicën, por kontrollin e plotë të klubit".

Historia më pas dihet, Abramovich mori kontrollin e Chelsea-t në qershor 2003 dhe impakti ishte i menjëhershmën në fushën e blertë.

"Chelsea kishte kërkuar investitorë për rreth 18 muaj dhe ne nuk donim të humbnim më shumë kohë, Roman dukej i përshtatshëm," – shtoi Taylor. – "Askush nuk e dinte se kush ishte ai, kështu që avokatët e tij sollën revistën Forbes, nëpërmjet së cilës kuptuam se ishte nr. 15 në listën e miliarderëve."
Shtuar më 13/04/2020, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori