Para se të zbresë kundër Chelseat, Atletiko zyrtarizon Diego Costan
Pëlqej
Diego Costa e ka kompletuar transferimin në vlerë prej 58 milionë funte nga Chelsea te Atletico Madridi, një ditët para ndeshjes mes këtyre klubeve.

Atletico kishte arritur marrëveshje me Chelsean javë më parë, por lojtari vetëm sot i ka mbaruar testet mjekësore ku është zyrtarizuar edhe marrëveshje.

Lojtari nuk ka të drejtë të luajë deri në janar pasi Aletico ishte e dënuar edhe në këtë afat. Antonio Conte nuk e ka dashur më lojtarin në skuadrën e tij dhe atij iu desh të kërkojë skuadër të re.

Marrëveshja mes klubit dhe lojtarit ishin arritur muaj më parë, por vetëm në ditët e fundit u arrit marrëveshja mes klubeve. Atletico kishte provuar një herë ta marrë si huazim, por që Chelsea nuk pranoi.

Costa ka kaluar për 58 milionë euro te Atletico Madridi. Ai kishte kaluar te Chelsea për 32 milionë paund (afër 37 milionë euro). /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2017, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori