Parabolë e "Panenka", spanjolli tërbon shokët e skuadrës me golat e tij (VIDEO)
Alejandro Pozuelo ka shkëlqyer në fitoren prej 4-0 të Torontos ndaj New York City, ai shënoi dy gola dhe dhuroi edhe një asist.

Toronto ka marrë pikët e plota kundër New York City, duke regjistruar fitoren e tretë me radhë në MLS me çka edhe rrëmbeu vendin e parë në renditje.

Alejandro Pozuelo u shpall lojtari i ndeshjes me dy gola të shënuar dhe një asist. Mesfushori spanjoll tregoi klas të nivelit të lartë, fillimisht në asistin për Altidore tek goli parë, ndërsa në pjesën e dytë shënoi me penallti, një “Panenka” perfekte që nxori totalisht blof portierin.

Pas 20 minutash ishte sërish 27-vjeçari që u bë protagonist duke shënuar një gol të kalibrit të lartë, me një parabolë që teksa e shikon duket tepër e thjeshtë, gjithsesi është klasi i Pozuelo që e bën të duket një gol i mrekullueshëm, aq sa edhe shokët e skuadrës vënë duart në kokë.
Shtuar më 30/03/2019, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori