Parada e 10 golave më të bukur të javës në Europë
Nga Fabregas te Robinjo, nga Riberi te Di Natale pa harruar golat e Superligës shqiptare. Si çdo të hënë, televizioni “ABC NEWS“ ka përzgjedhur golat më të bukur të fundjavës europiane.

10 – Antonio Di Natale
Golat më të bukur nisin me Di Natale, një bomber i përhershëm në këtë rubrikë. Mbi të gjitha golifitoren 2-1 ndaj Sienës është i rëndësishëm sepse ngjit Udinezen në krye të Serisë A.

9 – Akil Jakupi
Nga kryesuesja e Serisë A te Teuta, skuadra që udhëheq superligën shqiptare. Ky është goli i Akil Jakupit në fitoren 2-0 ndaj Dinamos.

8 – Andre Herrera
Në këtë mënyrë Andre Herrera shënon golin e parë në ndeshjen Bilbao-Barcelona, duke ndalur pathyeshmërinë e Viktor Valdesit që zgjaste prej më shumë se 800 minuta.

7 – Benua Pedreti
Lila, kampione e Francës në fuqi shmang humbjen ndaj Evianit, me golin e mesfushorit Benua Pedreti nga rreth 35 metra.

6 – Tino Kosta
Një gol i ngjashëm vjen edhe nga kampionati spanjoll. Duke përfituar nga hezitimi i portierit, Tino Kosta shënon për Valencian në portën e Levantes.

5 – Robinjo
Milani shkatërron Katanian me rezultatin 4-0 duke arritur fitoren e pestë radhazi në Serinë A, goli më i bukur në ndeshjen e “San Siros“ u shënua nga braziliani Robinjo.

4 – Frenk Riberi
Edhe Riberi ka këmbë prej braziliani dhe këtë e tregon goli i tij, i dyti për Bajernin e Mynihut në fitoren ndaj Augsburgut.

3 – Franc Veliu
Podiumi i golave më të bukur nis me një gol nga Superliga. Flamurtari barazon me Apoloninë duke ndalur serinë e 30 fitoreve radhazi në shtëpi, por mund të kishte shkuar edhe më keq nëse Franc Veliu nuk do të shënonte super-golin e tij nga goditja e dënimit.

2 – Çesk Fabregas
Vengeri pohonte se Fabregas do të ishte lojtari perfekt nëse do të përmirësonte lojën ajërore. Mesa duke nga ky gol, spanjolli po i dëgjon këshillat e francezit.

1-Dorxh Koemha
Si golin më të bukur të javës është vlerësuar ai i shënuar nga K'lauterni në barazimin 1-1 në Hofenheimit. Kombimi dhe finalizimi nga Koema, meritojnë notën maksimale. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori