Paradite relaksi për Kombëtaren Kuqezi (VIDEO)
Pëlqej
Pas pesë ditësh stërvitje intensive para dhe pasdite, sot kombëtarja e ka frenuar disi ritmin. Duke qenë se nesër do të zhvillohet miqësorja e parë, kundër Katarit, stafi teknik e kishte planifikuar më të relaksuar ditën e sotme.

Futbollistët pasi kanë konsumuar mëngjesin, kanë qenë të lirë deri në orën 12.00. Një pjesë e tyre janë relaksuar nëpërmjet masazhit, të tjerët duke bërë ndonjë shëtitje, rreth fushave të golfit pranë hotelit Falkeistein.

Por ka patur edhe zgjedhje të tjera, si ajo e Ansi Agollit dhe Andi Lilës, që kanë preferuar një shëtitje me biçikletë nëpër Bad Waltersdorf. Kjo ka zgjatur deri në orën 12.00.

Sepse pikërisht në atë orë të gjithë janë takuar në sallën e mbledhjeve për të dëgjuar trajnerin De Biasi dhe këshillat e tij të fundit, përpara miqësores me Katarin. Më pas kombëtarja ka vazhduar programin, për të dalë në stwrvitje në orën 17.30, në kompleksin e zakonshëm stërvitor këtu në Austri.
Shtuar më 28/05/2016, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori