Frederik
Veseli do të vazhdojë të jetë pjesë e
Empolit edhe për katër vitet e ardhshme. Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi shqiptar ka rinovuar deri në qershor të vitit 2022 me skuadrën e Serisë A.
Paraqitjet e mira të 26-vjeçarit kanë bindur drejtuesit e
Empolit për ta blinduar Veselin, i cili duhet thënë se është protagonist edhe në ekipin Kombëtar, ku shumicën e ndeshjeve është aktivizuar si titullar.
Për sa i përket prezencave me
Empolin këtë sezon, shqiptari
numëron plot 9 të tilla në 14 javë kampionat. Skuadra e
Empolit po lufton për të siguruar qëndrimin në Serinë A, ku momentalisht mban vendin e 17-të me 13 pikë, 2 më shumë se Bolonja e vendit të 18-të.
Shtuar më 06/12/2018,
ora 19:30