Paulo
Dybala mund të jetë një futbollist i Interit. Është
drejtori sportiv i Juventusit, Fabio
Paratici i cili nuk e ka përjashtuar një hipotezë të tillë brenda kësaj merkato vere.
"Në merkaton e transferimit,
gjithçka mund të ndodhë. Nëse më kontakton
drejtori i përgjithshëm i Interit, Marotta, unë do të ulem në një tryezë për të diskutuar. Gjithmonë do të jetë një mënyrë e mirë dhe mjaft interesante."-tha 47 vjeçari.
Një lajm që entuziasmon tepër tifozët e Milanezëve, që shikojnë te
Dybala njeriun ideal për tu vendosur në krah të Romelu Lukakut. Argjentinasi ka qënë i lidhur me një largim nga kampionët aktual të Seria A.
Manchester United dhe Tottenham Hotspur shfaqen interes por
gjithçka u shua pas mbylljes së merkatos në Angli. Gjithashtu, për ish-sulmuesin e Palermos ka bërë sondazhe edhe Paris Saint Germain, ndërsa Interi ka ofruar kartonin e Mauro Icardit në formulën e huazimit për bashkëkombasin e 25 vjeçarit.
Shtuar më 25/08/2019,
ora 19:22