Paratici: Juventusi është duke kaluar në epokën më të mirë të historisë
Fabio Paratici është emëruar si “Drejtori më i mirë sportiv i vitit” nga Gloden Soccer Awards, derisa ka thënë se ky Juventus është më i miri në histori

Shefi i bardhezinjve e ka marrë këtë çmim në Dubai këtë mbrëmje.

“Jam shumë i lumtur dhe është një nder i madh që e marrë këtë çmim. Dëshiroj që të falënderoj klubin dhe stafin”, tha Paratici në skenë.

Juventusi është një klub i madh me një histori të jashtëzakonshëm dhe jam i lumtur dhe krenar që punoj për këtë klub”.

“Mendoj se Juventusi është duke kaluar në epokën më të mirë të historisë. Ne kemi fituar shumë tituj në vitet e fundit, kemi ndërtuar një skuadër garuese dhe kemi sjellur Cristiano Ronaldon në radhët tonë, kështu që ne duhet të vazhdojmë me këtë hap”, përfundoi Paratici. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2019, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori