Paratici konteston trofeun e fituar nga Messi: CR7 meritonte Topin e Artë
“Cristiano Ronaldo meritonte Topin e Artë, e kemi thënë gjithnjë”. Drejtori Sportiv i Juventus Fabio Paratici në rastin e Gran Galà AIC ka ritheksuar mendimin e tij mbi cmimin e marrë nga Lionel Messi në Paris:

“Në këto lloj trofesh, klasifikimet janë gjithnjë cështje opinioni”. Në kampionat, bardhezinjtë sapo janë kaluar nga Inter në krye të klasifikimit, por Paratici nuk e bën dramë: “Nuk jemi të shqetësuar, ka ndodhur edhe më parë të mos jemi në krye në dhjetor”.

Paratici ka treguar siguri e të njëjtin qendrim ka mbajtur edhe Miralem Pjanic, i pranishëm në Gran galà të futbollit italian, ku Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë i Serie A: “CR7 pa Topin e Artë? Më vjen keq për të, nuk është mësuar.

Për kampionatin jemi ende në gjysëm të rrugës. Inter po bën mirë, por jemi pas një pikë vetëm, jo 10. Do provojmë të fitojmë cdo gjë, por e rëndësishme është të fitojmë edhe përplasjet direkte”.
Shtuar më 02/12/2019, ora 23:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori