Paredes "rrit" presionin në Camp Nou: Flasim shumë në dhomat e zhveshjes për transferimin e Messit
Leandro Paredes, një ditë përpara ndeshjes ndaj Barcelonës, ka thënë se ata bisedojnë shpesh për transferimin e Lionel Messit në klubin e tyre.

Mesfushori argjentinas, konfirmoi edhe një herë se PSG janë shumë të interesuar për të siguruar shërbimet e bashkëkombasit të tij.

Megjithatë, Paredes tha se ata janë më të interesuar një herë për ndeshjen ndaj Barcelonës.

"Ne bisedojmë shumë mbi çështjen e Messit, mirëpo tani nuk dua të flas për një gjë të tillë. Kemi një ndeshje të rëndësishme përpara dhe dua të fokusohem vetëm aty", u shpreh mesfushori.

Ai tutje shpjegoi se të luash kundër Messit do të thotë të konsolidoheni më shumë në mbrojtje dhe ta mbani topin më shumë.

PSG së fundmi kanë shprehur shumë interesim për të transferuar kapitenin e Barcelonës në klubin e tyre gjatë verës./
Shtuar më 16/02/2021, ora 08:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori