Paris, Ibra "përjetësohet" në dyll (FOTO LAJM)

Zlatan Ibrahimoviç është një prej personazheve më të dashur në kryeqytetin e Francës dhe për këtë arsye bomberi i Paris Saint Germain do të ketë statujën e tij.

Sulmuesi suedez vizitoi Muzeun Grevin, versioni francez i Madame Tussauds, ku ka filluar puna për ndërtimin e statujës prej dylli, e cila frymëzohet nga mënyra si i feston Ibra golat (duke ngritur duart).

Pas përfundimit statuja e tij do të vendoset në Muze, aty ku ndodhen edhe rreth 300 statuja të tjera prej dyllipersonazheve të njohur. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2014, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori