Parma kerkon Emir Bajramin
Albeu.com
Menaxheri i futbollistit kosovar, Jonas Svensson, ka konfirmuar se asistuesi i tij mund ta ndërrojë ekipin gjatë këtij afati kalimtar. Përpos klubit nga Serie A, për 21 vjeçarin të interesuara janë edhe ekipet nga Holanda e Gjermania.Menaxheri i tij, Jonas Svensson, ka konfirmuar se mesfushori kosovar me pasaportë suedeze mund ta ndërrojë mjedisin gjatë kësaj vere.

“Nuk kishte ende ndonjë ofertë konkrete, por kjo mund të ndodhë para përfundimit të afatit kalimtar të verës (31 gusht). Të shohim se çka do të ndodhë”, u shpreh Svensson për tabloidin suedez Fotboll Expressen.

As Bajrami nuk e ka të qartë të ardhmen e tij. Ai po shkëlqen tek Elfsborg, por nuk është i vendosur nëse do të qëndrojë apo jo në ekipin suedez. “Se çka do të ndodhë në 3-4 javët e ardhshme, do t’ju informoj atëherë”, tha 21 vjeçari.

Bajrami të dielën e shënoi njërin nga dy golat në fitoren 2:1 të Elfsborg në shtëpi të Djurgarden, në kuadër të ligës së parë suedeze.

Përpos Parmës, ylli i Elfsborg kërkohet nga disa klube të njohura evropiane. Ekipet holandeze Utrecht e Groningen si dhe ato gjermane Borussia Mönchengladbach e Hamburg po e përcjellin me vëmendje futbollistin.
Shtuar më 21/07/2009, ora 20:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori