Parma përmbys Chievon në 12 minuta, dopietë e Cassanos (VIDEO)
Pëlqej
Pas humbjes spektakolare me Milanin një javë më parë Parma mposht Chievon në transfertë dhe siglon fitoren e parë për këtë sezon. Djemtë e Roberto Donadonit fituan 2-3 në një ndeshje që nuk nisi shumë mirë për ta.

Chievo gjeti golin e avantazhit që në minutën e katërt me sutor Izco duke mbyllur me fitore 45 minutat e para, por pjesa e dytë nisi ndryshe për emilianët që fillimisht barazuan me Cassanon në minutën e 65, ndërsa 12 minuta më pas Coda realizoi golin e kthesës.

Për ta bërë më bindëse fitoren e Parmës Cassano shënoi edhe golin e tretë në minutën e 77.

Golin e dytë për Chievon, por që nuk vleu për asgjë, e shënoi Paloscchi në minutën e 82.

Me këtë fitore Parma ngjitet në kuotën e 3 pikëve, po aq sa edhe Chievo. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori