Parolo: Na duartrokitët gjatë himnit, faleminderit dhe komplimente
Pëlqej
Mesfushori i Kombëtares së Italisë, Marco Parolo, ka folur pas fitores ndaj Kombëtares së Shqipërisë me rezultat 0-1. 32-vjeçari komplimenti djelmoshat tonë dhe duke analizuar ndeshjen tregoi edhe arsyen e mundshme të humbjes së Shqipërisë.

“Ishte një ndeshje ku Shqipëria vrapoi shumë, por edhe në u përgjigjëm mirë. Ndoshta për këtë arsye ranë fizikisht në pjesën e dytë dhe ne patëm më shumë hapësira. Gjithsesi ishte një ndeshje e bukur, një stadium plot por në një klimë futbolli, është bukur të luash në një atmosferë të tillë. Më pëlqyen edhe duartrokitjet gjatë himnit italian, kështu që komplimente”, ka thënë Parolo.

Shqipëria i mbyllë kualifikimet për Botëror me 13 pikë në vendin e tretë të Grupit G, me 10 pikë më pak se Italia në vendin e dytë dhe 15 pikë më pak se Spanja në vendin e parë. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2017, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori