Partizani 26 fitore më shumë se Tirana, ja statistikat që duhet të dini për derbin e kryeqytetit
Stadiumi “Air Albania” pritet të mbushet në derbin e kryeqytetit mes
Partizanit dhe Tiranës e vlefshme për javë e 15-të në Kategorinë Superiore.
Mund ta konsiderojmë si derbin e rekordeve pasi stadiumi i ri Kombëtar pritet të jetë i tejmbushur me tifozë.
"Panorama sport" ka publikuar statistikat e derbit të 155 në histori:
NDESHJET – 154 takime janë luajtur deri tani mes
Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2018 në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe
kampionat.
BILANCI – Partizani ka fituar më shumë se
Tirana në derbi, plot 66 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 40 fitore. 48 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.
GOLAVARAZHI – 217 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 167 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi, Melo dhe Solomon shënuan për të kuqtë dhe Edon Hasani për bardheblutë, në përballjen e 29 shtatorit 2019.
DIFERENCA – 20 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me këto rezultate: 12/10/13 Partizani-
Tirana 1-0 (
kampionat); 07/02/14
Tirana-Partizani 1-0 (
kampionat), 22/03/14 PartizaniTirana 1-1 (
kampionat); 26/09/14
Tirana-Partizani 0-0 (
kampionat); 08/12/14 Partizani-
Tirana 2-0 (
kampionat); 13/03/15
Tirana-Partizani 1-2 (
kampionat); 04/05/15 Partizani-
Tirana 2-2 (
kampionat); 03/10/15 Partizani-
Tirana 1-0 (
kampionat); 07/12/15
Tirana-Partizani 0-0(
kampionat); 04/03/16 Partizani-
Tirana 2-0 (
kampionat);04/05/16
Tirana-Partizani 2-2; 25/09/16 Partizani-
Tirana 0-0 (
kampionat);01-02/ 12/17
Tirana-Partizani 0-0 (
kampionat);20/02/17 Partizani-
Tirana 2- 1; 28/04/17
Tirana-Partizani 1-2 (
kampionat); 28/09/18
Tirana-Partizani 0-1 (
kampionat); 30/11/2018 Partizani-
Tirana 2-1 (
kampionat); 01/03/19
Tirana-Partizani 0-0 (
kampionat); 12/05/19 Partizani-
Tirana 2-1 (
kampionat); 29/09/19
Tirana-Partizani 1-2 (
kampionat);
HISTORIA – Takimi i parë mes Tiranës dhe
Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.
SHPAGIMI – Sakaq, më 22 shtator 1985,
Tirana do t’i kthente reston
Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.
REZULTATI – Barazimi 2-2 është edhe rezultati që është sigluar më së shumti në ndeshjet derbi mes
Partizanit dhe Tiranës, plot 29 herë në 48 barazime.
Shtuar më 13/12/2019,
ora 17:38