Partizani akoma asnjë gol, “mallkimi” me topat e rinj të FSHF-së
Deri më tani e vetmja skuadër që akoma nuk e ka gjetur portën në këto katër javë të kategorisë Superiore është Partizani i trajnerit Mark Iuliano.

Në dallim nga e shkuara, sezoni i ri futbollistik ka nisur me topa zyrtarë, të cilët u janë dhënë falas nga FSHF, sipas projektit “Topi im”.

Partizani ka qenë një nga kritikët më flaktë të federatës në sezonin e fundit, kështu shterpësinë e golit me batutë ata e lidhin me topat e FSHF-së shkruan Panorama Sport.

Në kuadrin e shakasë, në kampin e kuq, mungesën e golit e lidhin me “mallkimin” e topave të dhuruar nga FSHF në prag të sezonit të ri. Mbase për të prishur këtë mallkim ka lidhje blerja e disa topave të një marke tjetër, që përdorën në seancat stërvitore.

Shtuar më 05/10/2017, ora 21:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori