Partizani arrin marrveshjen për super mesfushorin e Shkendijës
Pëlqej
Media maqedonase, “Ekipa.mk”, raporton se Partizani, pas afrimit të brazilianit të Pelisterit, Lukas Kardozo, ka blerë edhe kartonin e sulmuesit të Shkëndijës, Besart Abdurahimi, i cili sapo ka mbyllur pjesën e parë të sezonit në Maqedoni.

Thuhet gjithashtu se për 27- vjeçarin e kuqezinjve të Tetovës ka qenë i interesuar edhe Flamurtari i Vlorës. Por, duke parë që dje vlonjatët kanë zyrtarizuar afrimin e sulmuesit serb, Igor Nedeljkoviç, i bie që Partizani e ka fituar betejën me skuadrën e Shpëtim Duros për afrimin e Adurahimit, i cili nuk gjeti hapësirën e duhur te Shkëndija në fazën e parë.

Burime të ndryshme bëjnë me dije se sulmuesi, përveç pushimit, ka ardhur për të parë kushtet dhe, më pas, për të biseduar më konkretisht me drejtuesit e kuq.

Në 2014-ën u përfol edhe për një afrim të tij te kombëtarja shqiptare, por Maqedonia u tregua më e shpejtë. Ai në karrierë
ka luajtur në disa klube të ndryshme, ku spikasin NK Zagreb, Hapoel Tel Aviv, Lokeren, Astana, Osaka dhe Shkëndija. /albeu.com/
Shtuar më 08/12/2017, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori