Partizani dhe klubi i AIK-ut marrëveshje të re për Jasir Asanin
Jasir Asani do të vazhdoj huazimin tek skuadra e madhe suedeze AIK nga Stokholmi.

Ka qenë klubi i Partizanit që ka njoftuar për vazhdimin e huazimitlojtarit, deri më 30 gusht të këtij viti, pasi futbolli në Suedi nuk kishte filluar më parë shkaku i pandemisë Covid-19.

Njoftimi i plotë i FK Partizanit:

Klubi njofton kohëzgjatjen e huazimitJasir Asanit te klubi AIK.

FK Partizani dhe AIK në marrëveshjen e re të nënshkruar mes palëve kanë vendosur të shtyjnë afatin e huazimit deri në 30 gusht 2020, me të drejtën e blerjes në fund të lojtarit nga gjigandët suedez AIK.

Marrëveshja e re e cila është konkretizuar me pëlqimin e dy klubeve dhe lojtarit Jasir Asani, ka ardhur si pasojë e ndërprerjes prej më shumë se 2 muaj të aktiviteteve zyrtare të futbollit për shkak të situatës së krijuar nga COVID -19.

Jasir Asani i cili u shpall kampion i Shqipërisë me të kuqtë, iu bashkua klubit të AIK në Janar të 2020, skuadër me të cilën debutoi me gol në ndeshjen zyrtare të kupës së Suedisë ndaj Kalmar.
Shtuar më 05/06/2020, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori