Partizani dhe “Ultras Guerrils” ndihmojnë familjet e përmbytura (FOTO LAJM)

Tifogrupi që mbështet Partizanin në çdo sfidë, “Ultras Guerrils”, ditë më parë kishte paralajmëruar se do të shpërndanin ndihma për të përmbyturit.

Kësaj nisme iu është bashkuar edhe klubi kryeqytetas i cili nuk ka dashur të lejë të vetëm tifozët. Për ditë me radhë në një nga ambientet ku grumbullohet mbështetësit e kuq janë sjellë ndihma nga këta të fundit. Qyteti që është përzgjedhur ka qenë Fushë Kruja.

Njoftimi në faqen zyrtare të klubit:

Familja e kuqe në ndihmë të të përmbyturve
Përfaqësues të Klubit , Lojtarë dhe antarë të grupimit “Ultras Guerrils” kanë vizituar sot Fushë Krujën një prej zonave më të goditura nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Të gjithë bashkë falë një fushate sensibilizuese kanë kontribuar duke dhuruar mallra konsumi për t’iu gjetur pranë mjaft familjeve në nevojë në keto moment të vështira.

Një kontribut modest, por që ka përcjellë emocione të forta tek familjet dhe banorët e kësaj zone të prekur nga kjo fatkeqësi.
Shtuar më 13/11/2016, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori