Partizani e pëson nga Laçi me një penallti të dyshimtë (VIDEO)
Laçi ka ndaluar vrullin e Partizanit teksa e ka mposhtur në shtëpi 1-0, duke i shkaktuar skuadrës së Gegës humbjen e parë për këtë vit kalendarik.

fakt sfida është vendosur nga një penallti e dyshimtë në minutën e 12 që është shëndërruar në gol nga Shtubina.

Ky 11- metërsh në fakt u shkaktua nga Atanda, i cili në përpjekje për të ndalur sulmuesin e kurbinasve, Elvi Berisha, e pengon atë brenda zonës.

Me tre pikët e sotme, Laçi shkon në kuotën e 34 pikëve, duke marrë përkohësisht vendin e katërt në renditje, ndërsa Partizani mbetet me 46 pikë, po në vend të parë.
Shtuar më 17/02/2019, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori