Partizani i jep lamtumirën Champions-it në Baku (VIDEO)




Partizani i ka dhënë lamtumirë UEFA Champions League.

Kampionët e Shqipërisë janë mposhtur 2-0 nga Qarabag në "Dalga Arena", duke u eliminuar kështu që në raundin e parë të kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Edhe pse me shpresa të mëdha pas barazimit 0-0 në takimin e parë, të kuqtë nuk kanë mundur të nënshtrojnë kundërshtarin, duke pësuar 2 herë.

Decizive ishte pjesa e dytë, me Qarabag që shënoi në minutën e 5-të dhe atë të 3-të shtesë. Gjithsesi, ky eliminim lë shije të hidhur te tifozët por jo te Partizani, e cila tashmë do të bëj llogaritë me UEFA Europa League, të cilën e nis nga raundi i dytë kualifikues.

Shtuar më 17/07/2019, ora 20:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori