Partizani i pandalshëm, e mbyll fazën e parë në krye të tabelës
Partizani ka mposhtur Luftëtarin me rezultatin 2-1 në takimin e vlefshëm për javën e 9 të Kategorisë Superiore. Golat e Mensah dhe Telushit i dhanë fitoren skuadrës së Skënder Gegës që e mbyll fazën e parë në kryetabelës.

Shkurtaj barazoi shifrat në minutën e 40-të, por ky gol nuk mjaftoi që skuadra e Mezanit të largohej me pikë nga “Selman Stërmasi”.

5 fitoret në 5 ndeshjet e fundit tregojnë më së mirë momentin e shkëlqyer që po kalon skuadra e Partizanit në kampionat. Transfertat janë kthyer në një makth për gjirokastritët, të cilë kanë regjistruar 4 humbje në 4 ndeshje.

Ditën e premte të kuqtë do të përballen me Skënderbeun, në supersfidën e javës së 10.
Shtuar më 21/10/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori