Partizani kërkon kthesën ndaj Luftëtarit
Kategoria Superiore do të vijë sot. Gjithçka do të startojë në orën 14:00 në Gjirokastër, ku Luftëtari vendas do të presë kampionët në fuqi të Partizanit.

Gjirokastritët janë në vendin e parafundit dhe përkundër situatës në të cilën po ecin, vijojnë të besojnë ende te mbijetesa.

Kjo u konfirmua edhe 10 ditë më parë, kur i bënë një rezistencë të jashtëzakonshme Kukësit në shtëpi dhe arritën të marrin një barazim pa gola, në një takim ku edhe mund të kishin fituar me pak më tepër fat.

Nga ana tjetër edhe kryeqytetasit janë zhytur në krizë rezultatesh që prej shkarkimit të Franco Lerdës dhe as emërimi në pankinë i patriotit të tij Adolfo Sormani, nuk ka sjellë ndryshimin e situatës, pasi viti ka nisur me 3 humbje në po kaq ndeshje.

Megjithatë sfida me Luftëtarin shihet nga “të kuqtë” si mundësia ideale për të fituar dhe bindur me lojë, si një shans për të rikthyer besimin në ekip dhe për të provuar afrimin me Kukësin kryesues.


/SuperSport/

Shtuar më 02/02/2020, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori