Partizani kërkon mrekullinë në Hungari, ja formacionet e mundshme
Partizani sonte në mbrëmje do të luajë shanset e fundit për një kualifikim të mundshëm në Champions League ndaj Ferencvaros. Pas barazimit 1-1 në "Elbasan Arena", tashmë të Kuqtë do tësynojnë që të bëjnë mrekullinë në takimin e kthimit në Hungari.

Trajneri i Partizanit, Sormani e ka fiksuar formacionin që pritet të zbresë në fushë ndaj Ferencvaros i cili nuk do ketë ndryshime të shumta nga ndeshja e parë.

Ramadani pritet të ulet në stol, për t’i hapur një vend në sulm Ekuban, ndërsa pjesa tjetër nuk pritet të ndryshojë.

Partizani (4-2-3-1): Hoxha – Ibrahimi, Krasniqi, Arapi, Kalari – Vila, Batha, Trashi, Torasa – Fili – Ekuban.

Ferencvaros (4-4-2): Dibusz – Nalepa, Leandro, Ramirez, Dilaver – Radd, Pinter, Trings, Gera – Djuriçin, Bode.
Shtuar më 20/07/2016, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori