Partizani kërcënon FSHF-n për fondin e Solidaritetit: Lekët ose ju padisim!
Klubi i Partizanit ka reaguar për shpërndarjen e Fondit të Solidaritetit të dhënë nga UEFA-s

Skuadra kryeqytetase, përmes një deklarate, thotë se asnjëherë nuk ka përfituar nga Fondi i Solidaritetit të UEFA-s, pavarësisht deklarimeve publike të disa skuadrave të tjera apo zyrtarëve të Federatës se klubet tashmë i kanë marrë këto para.

Reagimi i plotë i Partizanit

"Ne ndryshim nga reagimi i sekretarit te pergjithshem te FSHF-se, konfirmojme se nuk kemi marre asnje pagese prej institucionit te futbollit.

- Shprehim shqetesim, se si eshte e mundur qe disa klube preferenciale prane FSHF-se konfirmojne se i kane marre keto para, ndersa me dhjetra te tjere nuk kane marre asnje qindarke, perfshire edhe ne.

- Pas studimit te stafit ligjor mbi kete ceshtje, sqarojme se Fondi i Solidaritetit te UEFA-s per akademite, nuk mund te kete ndryshim destinacioni. Pra, duhet te shkojne vetem per te ndihmuar femijet dhe asnje forme tjeter pagese nga FSHF, per qellime te tjera, nuk ka lidhje me kete fond.

Kerkojme ne menyre urgjente transparence per parate e destinuara per ekipet e moshave te Partizanit. Duke falenderuar UEFA-n per ndihmen qe synon t'u jape akademive te futbollit, i kerkojme FSHF-se te shlyeje detyrimet, ose te sqaroje se kujt i kane shkuar ato para. Askush nuk mund te abuzoje me fondet qe u kane takuar me merite femijeve te akademise se Partizanit nder vite. Ne mungese te transparences, do e ndjekim ceshtjen ligjerisht, duke vene ne dijeni edhe UEFA-n"

Shtuar më 19/11/2016, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori