Partizani me pronarë amerikanë
Një nga legjendat e futbollit shqiptar, Partizani, besohet se do të ketë pronarë të rinj dhe mund të quhet e sigurt që kjo të ndodhë në janar. E ka pohuar administratori, Gjergj Thaka, në një intervistë për gazetën “Sporti Shqiptar”, duke theksuar se disa emra të interesuar për të investuar dhe për ta bërë klubin nga e para.

Bie në sy se, mes këtyre emrave është edhe një biznesmen amerikan, ndonëse vetë administratori nuk jep emra.

Partizani u rimor nga Ministria e Mbrojtjes në 4 shtator të tij viti dhe ngarkoi ish-futbollistin, ish-trajnerin dhe ish-drejtuesin Thaka si administrator. Të kuqtë luajnë në kategorinë e dytë dhe skuadrën e drejton Marko Pelinxhi, pasi u largua ish-trajneri Bajko.

Besohet se ky mund të jetë sezoni i duhur që klubi i njohur, 15 herë kampion i vendit në futboll, të rinisë ngjitjen duke u kthyer si fillim në Kategorinë e Parë, me synim për të kapur përfundimisht kategorinë Superiore. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori