Partizani merr në provë një sulmues nga Guinea
Merkatoja e janarit tek ekipi i Partizanit është një prioritet i madh pasi shumë zhvillime kanë ndodhur kohët e fundit. Prej dy ditësh në kampin e kuq është duke u stërvitur edhe një lojtar 18 vjeçar.

Flitet se djaloshi që po stërvitet është Sekou Ahmed Camara, dhe po provohet si sulmues krahu. Sulmuesi Camara vjen nga Guinea ku ka qenë pjesë e ekipit të Horoya në këtë vend.

Të dy krahët e sulmit mbulohen mjaft mirë nga Camara dhe mund të jetë një afrim i goditur në merkato, por 18 vjeçari është në “lupën” e trajnerit Agostinelli dhe stafit të tij teknik. Ai vazhdon të jetë në provë dhe për të vendimtare mund të jetë ndeshja miqësore me Teutën./Albeu.com/
Shtuar më 12/01/2016, ora 22:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori