Partizani mëson kundërshtarin e Europa League, nëse kualifikohet ndaj Sherif Tiraspol
Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për turin e tretë të Ligës së Europës, nga i cili do të dalin kundërshtarët e mundshëm të Partizanit, Shkëndijës dhe Feronikelit, nëse kalojnë turin e dytë të këtij kompeticioni.

Partizani nëse do të kalojë Sherifin e Tiraspolit, do të ndeshet me ekipin që do të eliminohet nga Championsi nga përballja mes Mariborit (Slloveni) dhe Aik Stokholmit (Suedi).

Një çift aspak i lehtë për të kuqtë, nëse kalojnë moldavët.

Ndërkaq Shkëndija gjithmonë nëse kalon turin e dytë elimitaor do të ketë përballë fituesin e çiftit mes Celtic dhe Nome Kalju.
Shtuar më 22/07/2019, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori