Partizani ndalet edhe nga Bylisi (VIDEO)
Partizani ka barazuar pa gola ndaj Bylisit, duke shënuar ndeshjen e katërt radhazi që skuadra e Dajës nuk gjen rrjetën e konfirmuar problemin që kanë të kuqtë sa i përket tundjes së rrjetës kundërshtare.

Në fakt, skuadra kryeqytetase e nisi takimin me shumë vrull, duke sulmuar që në start e rrezikuar disa herë portën e Qirkos, sidomos me anë të Solomon i cili shpërdoroi disa mundësi të mira shënimi.

Por me kalimin e minutave Bylisi i mbylli çdo shteg në fushë dhe në pjesën e dytë, gjeti mundësinë edhe të kundërsulmonte rrezikshëm duke u shfaqur disa herë para Hoxhës.

Fundi i ndeshjes i takoi përsëri skuadrës së Partizanit, që ngulmoi të shënonte por pavarësisht një qarkullimi të gjatë të topit, nuk krijoi shumë raste për t’u mbajtur mend dhe u desh të mbyllte një tjetër ndeshje pa iu gëzuar qoftë edhe një goli të vetëm.

Ndërsa për ballshiotët, kjo pikë vlen për t’iu larguar edhe më shumë zonës së ftohtë e për të shpresuar që të mbetet larg saj të paktën deri në janar kur të hapet merkato që do të sjellë lojtarët që kërkon Dovedan.
Shtuar më 19/12/2020, ora 18:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori