Partizani pushton "Nënë Terezën" gati superfesta për titullin
Partizani">Partizani">Partizani">Partizani po përgatitet për një tē diel të paharruar për të festuar në mënyrë sa më madhështore titullin kampion që rikthehet në pjesën e kuqe të kryeqytetit pas 26 vitesh mungesë.

Në derbin e para dy javëve kundër Tiranës, Partizani">Partizani">Partizani">Partizani fitoi dhe u shpall matematikisht kampion për herë të 16-të në histori, ndërsa të dielën në përballjen me Kukësin, Alban Hoxha do të ngrejë trofeun për kënaqësinë e mijëra tifozëve të kuq.

Më pas festa te sheshi "Nënë Tereza". Partizani">Partizani">Partizani">Partizani ka menduar për një mbrëmje madhështore me mjaft këngëtarë të ftuar. Pritet një atmosferë e jashtëzakonshme në kryeqytet, një mbrëmje ndryshe e futbollit, ku për herë të parë do të festohet në një mënyrë të tillë një titull kampion.
Shtuar më 26/05/2019, ora 08:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori