Partizani super, Tirana ngec në shtëpi! Kastrioti i tregon forcën Skënderbeut (VIDEO)
Partizani dhe Kastrioti festojnë, ndërkohë që Tirana ngec sërish. Të kuqtë kanë gjetur shënjestrën këtë herë, teksa mposhtën Apoloninë me rezultatin 3-0. Skuadra 16 herë kampione e vendit arriti të shkonte e buzëqeshur në dhomat e zhveshjes, pasi Bitri ndëshkoi fierakët në fundin e pjesës së parë.

“Demat e kuq” u karikuar në pushim dhe shumë shpejt Jurgen Bardhi realizoi edhe golin e dytë, me një goditje me kokë. Për t’i dhënë fund kësaj përballje ka menduar Hektor Idrizaj. Vlonjati, me një goditje diagonale e dërgoi topin në rrjetë për të tretën herë.

Në kryeqytet, Tirana e drejtuar nga Nevil Dede nuk di të fitojë. Bardheblutë, edhe pse përballë kishin Bylisin, nuk arritën të shënonin dot. Tentativat ishin disa, por ballshiotët arritën të mbroheshin mirë. Sasraku në fund mund të shënonte për kampionët në fuqi, ndërkohë që më parë edhe Muçi kishte tentuar të ishte i rrezikshëm. Pa sukses, pasi gjithçka u mbyll në barazim pa gola, kurse Tiranën në shtesë e shpëtoi shtylla, pas një rasti të Lawal.

SURPRIZA KASTRIOTI – Krutanët morën një fitore që vlen 6 pikë, kur mendon se kishin përballe Skënderbeun rival në transfertë. Braziliani Devid përfitoi nga një gabim i korçarëve dhe brenda zonës nuk gaboi, duke e çuar topin në rrjetë.

Në fillim të pjesës së dytë Mensah u ndëshkua me karton të kuq dhe gjërat për Skënderbeun u vështirësuan. “Vulën” e vendosi Okebugëu me një goditje potente nga distanca, duke shënuar golin e dytë dhe që i arkëtoi Kastriotit fitoren e dytë. Armah vetëm sa ngushtoi shifrat në fund. Skuadra e Ndreut në katër javët e para nuk është mposhtur asnjëherë dhe renditet në vendin e dytë për momentin.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4
E mërkurë, më 25 nëntor, ora 13:45

Tirana-Bylisi 0-0
Apolonia-Partizani 0-3
Shënues: Bitri 42′, Bardhi 58′, Idrizaj 80′
Skënderbeu-Kastrioti 1-2
Shënues: Armah 94′ Devid 39′, Okebug
Shtuar më 25/11/2020, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori