Partizani të shtunën luan në "Selman Stermasi", ja çmimet e biletave
Partizani rikthehet në Tiranëm teksa do të luajnë në “Selman Stërmasi” ndeshjen me Vllazninë të shtunën në orën 17:00.

Në bazë të marrëveshjes, Partizani do t’i paguajë Tiranës 3 milionë lekë të vjetër për çdo ndeshje të luajtur në “Selman Stërmasi”.
Klubi i kuq ka bërë zyrtare që takimi i javës së 20-të të Kategorisë Superiore do të zhvillohet në kryeqytet. Në një njoftim të postuar pasdreken e sotme në “Facebook”, Partizani vë në dijeni tifozët mbi çmimet e biletave.

“Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në tribunat respektive të stadiumit ‘Selman Stërmasi’ do te jenë:

- Biletat në Tribunat A dhe B do të kushtojnë 700 lekë;
- Biletat në Tribunat C, D, E, F, G, dhe H do të kushtojnë 200 lekë;
- Tifozeria mike nga Shkodra do të ketë në dispozicion Tribunën H1, H2;
- Për femrat, hyrja në Tribunat C, D, E, F, G do të jetë falas.
Shtuar më 02/02/2017, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori