Partizani vazhdon me goditjet në merkato, vjen dhe lojtari i dytë
Partizani duket se ka bërë goditjen e dytë të merkatos së janarit, që pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Kështu pas një sulmuesi brazilian, ‘të kuqtë’ kanë arritur marrëveshjen për rikthimin në Kategorinë Superiore të Bruno Telushit, ish futbollistit të Flamurtarit, që aktualisht luan në Kroaci.

Ky është lajmi më i fundit nga kampi i kuq, që paralelisht me përforcimet, po punon edhe me pastrimin e skuadrës nga lojtarët që nuk dhanë atë që pritej në këtë pjesë të parë të sezonit. Më i fundit që është larguar, është mesfushori italian Giovanni La Camera, kontrata me të cilin u prish gjatë ditës së djeshme dhe ai nuk është më pjesë e Partizanit. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2017, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori