Partizani zyrtarizon sot argjentinasin Torassa
Partizani ka gati blerjen e madhe për merkaton e janarit. Agustin Torassa tashmë do të jetë pjesë e të kuqve. Sulmuesi argjentinas ka pranuar ofertën e Partizanit dhe do të veshë fanellën e tyre në pjesën e mbetur të sezonit.

Burime pranë kampit të kuq kanë zyrtarizuar se tashmë është arritur marrëveshja me lojtarin dhe pritet që të udhëtojë ditën e sotme drejt Shqipërisë për të kompletuar transferimin e tij te Partizani.Paga e tij do të shkojë 15 mijë euro në sezon./albeu.com/
Shtuar më 26/01/2016, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori