Partizanit dhe Botev Plovdiv nga 11 kundër 11, kalojnë në 20 kundër 20
Sfida midis Partizanit dhe Botev Plovdiv dha disa shkëndija sherri në stadiumin "Selman Stërmasi". Shkëndija të cilat u shuan nga policia para se të shkaktonin incidente.

Por e tillë nuk besohet se ka qënë situata pas përfundimit të ndeshjes pasi palët kanë gjurmuar njëra-tjetrën nëpër rrjetet sociale. Palët janë kontestuar në portalin “ultras-tifo.net” ku tifozi që pretendohet se është përfaqësues i “Ultras Guerrils”, i ka kërkuar tifozëve të Botev një përballje 20 kundër 20.

“20 kundër 20. Vetëm grushte, jo me shishe si ju”, shkruan në mesazhet e tij tifozi shqiptar. Bullgarët i bëjnë “ftesë” në Pogradec, ku gjendeshin në ato momente.

Shqiptari më pas u step dhe i premtoi bullgarit se takimin e tyre do ta launin kur Botev Plovdiv të ndeshet me Partizanit. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori