Parulla anti-greke në stadium, Komisioni i Disiplinës merr vendimin për Partizanin
Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së në vendimet e marra në mbledhjen e sotme dënoi klubin e Partizanit për parullën anti-greke të shpalosur gjatë sfidës me Skënderbeun.
Sipas vendimit të Disiplinës, Partizani do të luajë dy ndeshje pa tifozë, ndërsa janë aplikuar gjoba për Skënderbeun, Tiranën dhe Flamurtarin.
Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:
1. KF “Partizani”, për
sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve të forta brenda rrethimit të fushës se lojës dhe për paraqitje të parullave fyese dhe raciste, në bazë të
nenit 66/3/a të KDS,
dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa spektatorë në fushën përkatëse.
2. KF “Skënderbeu”, për
sjellje të gabuar të spektatorëve,në bazë të
Nenit 66/2 të KDS,
dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
3. KF “Tirana”, për
sjellje të gabuar të spektatorëve ,në bazë të
Nenit 66/2 KDS,
dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
4. “Flamurtari FC”, për
sjellje të gabuar të spektatorëve ,në bazë të
Nenit 66/2 KDS,
dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
5. Lojtari i Flamurtari FC, Idriz Batha, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të
nenit 48/1/b të KDS,
dënohet me një ndeshje pezullim nga
aktiviteti.
6. KF “Besa”, për
sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të
Nenit 66/3/a të KDS,
dënohet me zhvillimin e 3 (tre) ndeshje pa spektatorë.
7. KF “Kevitan”, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Vllaznia B”, në bazë të
Nenit 55/1 të KDS dhe 89/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).KF “Kevitan”, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së këtij veprimi përjashtohet nga
aktiviteti dhe zbret një kategori më poshtë, në bazë të
Nenit 89/2/e të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike.
8. Zyrtari i KF “Klosi”, Besnik Muharremi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të
Nenit 56/1/a të KDS,
dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga
aktiviteti.
9. Lojtari i SHS “Përmeti”, Emiljano Mihali, për
sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të
Nenit 48/1/d të KDS,
dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga
aktiviteti.
10. Lojtari i KF “Delvina”, Adrian Xhibro, për
sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të
Nenit 48/1/d të KDS,
dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga
aktiviteti.
11. Zyrtari i KF “Shkumbini”, Astrit Isai, për protesta ndaj vendimeve zyrtarit të ndeshjes, në bazë të
Nenit 56/1/a të KDS,
dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga
aktiviteti.
12. KF “Gramozi”, për
sjellje të gabuar të spektatorëve,në bazë të
Nenit 66/3/b të KDS,
dënohet me zhvillimin e 4(katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
13. Lojtari i KF “Term”, Marjo Kruja, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar,në bazë të
Nenit 48/1/e të KDS,
dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga
aktiviteti.
14. Lojtari i KF “Teuta” U-19, Dejvi Kapllani, për provokim të publikut, në bazë të
Nenit 53/1 të KDS,
dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga
aktiviteti.
15. Lojtari i KF “Bylis” U-19, Emanuel Nurcaj, për
sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të
Nenit 48/1/d të KDS,
dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga
aktiviteti.
16. Lojtari i KF “Lushnja” U-19, Kledi Allkanjari, për
sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të
nenit 48/1/d të KDS,
dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga
aktiviteti.
17. KF “Vlora” U-19, për aktivizimin të lojtarit Hitmen Troqe, që nuk kishte të drejtë për të luajtur në ndeshjen kundër KF “Republika” U-19, në bazë të
Nenit 54/1 të KDS,
dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).
Shtuar më 31/10/2018,
ora 18:20