Pas 10 vitesh “El Clasico” do të luhet pa Messin dhe Ronaldon
mesi5
Javën e ardhshme do të kemi mundësinë të ndjekim “El Clasicon” e madhe mes Real Madrid dhe Barcelonës. E veçanta në këtë takim do të jetë se të dyja skuadrat nuk do të kenë në fushën e lojës dy lojtarët më të mirë në dekadën e fundit, Lionel Messin për shkak dëmtimi dhe Cristiano Ronaldon i cili kaloi te Juventus.

Për herë të parë që prej vitit 2007, dyshja e famshme do të mungojnë në sfidën më të ndjekur në botë. Shikueshmëria në këtë takim pritet të pësojë një rënie drastike në krahasim me ndeshjet e zhvilluara më parë për shkak të mungesës së dy yjeve, Messi dhe Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2018, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori