Pas 45 viteve, Inter fiton Ligen e Kampioneve (VIDEO)
Albeu.com
Inter për herë të parë pas 45 viteve fiton Ligën e Kampionëve ndërsa Diego Milito është autori i dy golave që i sollën fitoren ekipit të tij, në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve me Bayern Munichun.Gjermanet e drejtuar nga Van Gaal kane dominuar pothuajse te gjithe lojen, por kampionet italiane ishin me te sakte ne finalizim e atyre pak aksioneve te krijuara ne porten e But.

Heroi i ndeshjes ishte padyshim argjentinasi Diedo Milito, i cili shenoi 2 gola ne kete sfide, duke i dhene fitoren e shumedeshiruar dhe shumepritur Interit. Pas 34 minutash loje italianet hapen rezultatin me ane te nje goli te shenuar nga Diego Milito. I njejti lojtar shenoi per te dyten here ne minuten e 70-te. Nje trofe te tille tifozet zikalter e kishin marre ne vitin 1965, atehere kur president i kesaj skuadre ishte Anxhelo Moratti, babai i presidentit aktual te Interit Massimo Morati.

Pas kampionatit dhe kupes se Italise, Interi ben te tij edhe trofeun e trete sezonal, ate te Liges se Kampioneve, duke u futur ne historine e futbollit europian. eshte futur mes me te mireve edhe portugezi Hoze Mourinho, si trajneri qe fiton Ligen e Kampioneve me dy skuadra te ndryshme.



STADIUMI: Bernabeu
REFERI: Howard Webb (Anglez)

BAYERN MUNICH: Butt, Lahm, Van Buyten, Demichelis, Badstuber, Hamit (minuta 63 Klose), Schweinsteiger, Van Bommel, Robben, Müller, Olic (minuta 75 Gomez)

TRAJNER: Luis Van Gaal

INTER: Cesar, Chivu(minuta 68 Stankovic), Samuel, Lucio, Maicon, Zanetti, Sneijder, Pandev(minuta 79 Muntari), Cambiasso, Eto'o, Milito(minuta 90 Materazzi)

TRAJNER: Jose Mourinho

GOLAT: Minuta e 35-të dhe minuta e 71 Milito
SARI KART: minuta 26 Demichelis, minuta 78 Van Bommel(Bayern), minuta 30 Chivu(Inter)


Ja golat:







Dorezimi i trofeut




Finalja do të sjellë fitim prej 351.5 milionë eurosh

Finalja e Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Madrid do të sjellë fitim prej 351.5 milionë euro për ekonominë evropiane, pasi më shumë tifozë janë duke e marrë rrugën për në kryeqendrën e Spanjës. Kjo është konstatuar nga një hulumtim i një komisioni të udhëhequr nga kompani MasterCard, që është njëri prej sponsorëve të "Championsit". Afro 120 mijë veta do të udhëtojnë në Madrid për finalen e Ligës së Kampionëve.
"Në këto kohë të vështira ekonomike, ngjarje si këto ua mundësojnë njerëzve që të largohen nga realiteti. Po ashtu ne do të shohim më shumë tifozë që do të udhëtojnë në Madrid dhe një prej arsyeve është fakti se finalja do të mbahet të shtunën, në ditën kur njerëzit mund të lëvizin më lirshëm", ka thënë Simon Chadwick, profesor në Universitetin e Coventrys në Angli, që ka udhëhequr hulumtimin.
Finalja e vitit të kaluar mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit solli fitime prej 313 milionë euro.
Fituesi i finales të së shtunës do të ketë një fitim prej 120 milionë eurove, ndërsa humbësi do të fitojë 70 milionë euro.
Kryeqendra e Spanjës, Madrid, do të ketë një fitim prej 50 milionë eurosh, pak më shumë se që fitoi organizatorja e finales së kaluar Roma.
Shtuar më 22/05/2010, ora 22:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori