Pas Ajetit, një tjetër shqiptar drejt Premier Leagues
Pas Albian Ajetit, një tjetër shqiptar pritet t’i bashkohet sot Premierligës angleze. Ajeti e kompletoi kalimin nga Baseli te West Hami duke nënshkruar kontratë 4-vjeçare. Pas Ajetit, në Premierligë gjatë ditës së sotme pritet të kalojë edhe Meritan Shabani, talenti kosovar i Bayern Munichut. Sipas Sky Sports, Shabani po i kryen testet mjekësore te skuadra e Wolverhampton Wanderers.

Sot është dita e fundit e afatit kalimtar për klubet e Premier Ligës, derisa afati zyrtarisht mbyllet në orën 18:00 (17:00 në kohë lokale).Marrëveshja midis dy klubeve mësohet se është arritur, derisa 20-vjeçari ndodhet në Angli aty ku po finalizon marrëveshjen dhe po kryen testet mjekësore. Në nivel kombëtaresh, Shabani ka luajtur për Gjermaninë U20.
Shtuar më 08/08/2019, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori