Pas akuzave për fshehje taksash, Ronaldo përgjigjet në këtë mënyrë (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo është në telashe me sistemin e taksave në Spanjë, teksa sipas mediave iberike nuk ka paguar një shifër të madhe prej 15 milionë paund nga viti 2011 deri në 2014.

Ai është zyrtarisht nën hetim nga autoritet spanjolle për fshehjen e të ardhurave në Ishujt Virxhin, por kjo mesa duket nuk është se e shqetëson shumë portugezin, i cili kundërpërgjigjet me një fotoInstagram, raporton Albeu.

Portugezi ka postuar për herë të parë nga shtëpia e tij një foto me të dashurën Georgina Rodriguez, teksa po ç'lodhet në ditët e fundit para finales së Championsit. /albeu.com/

Shtuar më 27/05/2017, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori