Pas Asanit, kush do të largohet nga Partizani?
Jasir Asani e ka mbyllur aventurën me Partizanin ndaj Vllaznisë dhe nga 5 janari i 2020- ës karrierën do ta vazhdojë në Suedi tek AIK Stokholm.

Asani ka shkuar në formë huazimi për 6 muaj, me të drejtë blerjeje nga suedezët në qershor. Gjasat janë që Jasir Asani të mos jetë i vetmi që do të largohet nga Partizani në merkaton e dimrit.Ndaj, natyrshëm lind pyetja:

Kush e ka radhën që të ndjekë gjurmët e sulmuesit nga Shkupi? Përveç lojtarëve që kanë zhgënjyer dhe me të cilët mund të ndërpritet bashkëpunimi me ta që në janar, mundësitë janë që Partizani të bëjë edhe ndonjë shitje, ku më i mundshmi është Lorenc Trashi. Në këtë periudhë pritet të sqarohet edhe çështja “Mala”.
Shtuar më 25/12/2019, ora 20:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori