Pas Benzema është radha e Giround të mbes jashtë kombëtares
Didier Dechamps tashmë ka vendosur të freskojë sulmin e kombëtares së Francës. Pas Benzema ishte Oliver Giround ai që mbajti peshën e sulmit për kombëtaren por tashmë lojtari po shkon në moshën 33 vjeçare dhe ektivizimet e pakte të Chelsea po e kalojnë në plan të dytë, shkruan Albeu.com

Zëvendësuesi i Giround vjen nga kampionati francez dhe bëhet fjalë për sulmuesin e Lyon Musa Dembele. Sulmusesi është duke kaluar një formë të mirë ku ka shënuar 11 gola dhe është mjaft i ri vetëm 22-vjeç. Musa Dembele prej vitesh është cilësuar si një talent edhe te kombëtaret e moshave të "Gjelave".

Në grumbullimin për ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Islandës, Deshamp do t’u japë mundësi shumë emrave të rinj për të qenë për herë të parë pjesë e kombëtares franceze. Lista e të grumbulluarëve të Francës do të bëhet publike ditën e enjte. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2019, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori